05,11,2024

Ministri Lekaj: Ferizaj edhe me një kyçje në autostradë

Must Read

Ferizaj.18.01.2018. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë një vizite në Autostradën “Arbën Xhaferi” ka folur për medie ku ka bërë të ditur se do të ketë kyçje nga Ferizaj në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ai ka thënë se nuk e di pse është anashkaluar kjo brenda projektit edhe pse ka pas diskutime publike.

Por ai ka premtuar se do të ketë kyçje nga Ferizaj në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Ajo që mua më ka interesuar është që për këtë autostradë është bërë dëgjimi publik, kanë marr të gjitha vërejtjet parasysh, por nuk e di pse Ferizaj nuk është kyçur dhe ne do të bisedojmë me projektuesit, me njerëzit profesionist dhe unë i garantoj të gjithë qytetarët e Ferizajt, të gjitha qytetet që rrugët bëhen për qytetarët dhe jo për individ të caktuar dhe të jenë të bindur se kemi me bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme për bizneset dhe për kyçjen e Ferizajt në këtë autostradë, se ka një domethënie apo një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe të jeni të bindur se është një shpresë dhe do të bëhet dhe ne do t’i qasemi duke mos e rrezikuar projektin, por duke menduar për qytetarët tanë”,tha Lekaj.
Ndërsa, lidhur me kërkesën e ‘’Bechtel-Enkës’’ për pagesën shtesë prej 63 milionë eurove për këtë autostradë, Lekaj tha se negociatat me këtë kompani janë duke vazhduar.
“Sa i përket 63 milionëshit të pretenduar nga kompania “Bechtel-Enka” unë e kam sqaruar mjaftë mirë, ajo nuk i takon periudhës tonë 100 ditore që e kemi pas, i takon periudhës 3 vjeçare, 2014, 2015 dhe 2016, sepse nuk i kanë kryer obligimet e veta si qeveri, si ministri dhe ka ardhur deri tek ky pretendim i këtij 63 milionëshit, por asnjëherë nuk e kam thënë që ky 63 milionësh do të paguhet, por kam thënë që ne do të negociojmë dhe e falënderoj “Bechtel-Enka” që ka shprehur gatishmëri që të negociohet kjo shumë, por ajo që shkruan në kontratë e kemi obligim dhe unë nuk do t’i shmangem anës ligjore, por do të jem i saktë, edhe një herë po e sqaroj që 63 milionëshi është pretendim i “Bechtel-Enka” për neglizhencën, për mosmarrjen e vendimeve, moskryerjen e borxhit të viteve 2014, 2015 dhe 2016 dhe mosmarrjes së vendimit të shtyrjes së kontratës”,tha Lekaj.
Edhe drejtori i konsorciumit amerikano-turk ‘’Bechtel Enka’’, Riyadh Alkhazjari tha bisedimet me Ministrinë e Infrastrukturës janë duke vazhduar.
‘’Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe me ministrin Pal Lekaj dhe diskutimet do të vazhdojnë. Ne tani veçse jemi partnerë dhe diskutimi do të vazhdojë edhe për një kohë’’, tha Riyadh Alkhazjari.
Gjatë inspektimit të punimeve ministri Lekaj u shpreh i kënaqur me punën që është duke u bërë në këtë autostradë. Ai theksoi se segmenti nga Ferizaj deri në Doganaj do të përfundoj në qershor, ndërsa 20 kilometërshi i fundit më 31 dhjetor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img