18,11,2024

Ministri i Financave jep lajmin e keq për pensionistët

Must Read

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve në sektorin publik për katër për qind, kur 20 për qind rritje për skemat sociale.

Rritje nuk do të ketë për pensionet ngase, sipas tij, për këtë kategori ka pasur rritje para një kohe.

Hamza ka përsëritur se projektbuxheti i planifikuar për vitin 2018 është dy miliardë e 82 milionë euro. Ndërsa, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investimet kapitale me gjithsejtë 687 milionë euro ose 33 për qind e buxhetit.

Hamza tha se për investime kapitale janë projektet të konsiderueshme të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, objekte shkollore, sportive dhe të ngjashme.

Po ashtu, theksoi se përveç Ministrisë së Shëndetësisë, është planifikuar të trajtohet me prioritet të lartë edhe sektori i rendit dhe ligjit.

Me buxhetin për vitin 2018 ai tha se rëndësi e veçantë me prioritet i është kushtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka një rritje buxhetore 12 për qind në krahasim me vitin paraprak, si dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës me një rritje 27 për qind për rritjen e stafit për 690 pozita.

Ai tha janë të përcaktuar që bartës të rritjes ekonomike të jetë sektori privat, ku kanë vlerësuar që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 për qind.

Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm nuk është ndërtuar, duke planifikuar ngritje të normave tatimore apo vendosje të tatimeve të reja. Ai ka shtuar se do t’i stimulojnë bizneset dhe agrobizneset me subvencione, si dhe do të krijohen kushte për investitorë të huaj dhe vendor.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img