28,11,2025

Ministri i Drejtësisë nënshkruan udhëzimin për shitjen e pasurive të konfiskuara

Must Read

“Sot, nënshkrova Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara. Jam i vendosur për zbatimin Ligjit në fuqi për Administrimin e pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nënshkrimi i këtij Udhëzimi është një hap konkret në përcaktimin e procedurave të qarta, për mënyrën e shitjes së pasurive të luajtshme të sekuestruara, si dhe në ofrimin e mundësisë për blerjen e tyre nga ana e subjekteve të interesuara, në pajtim me kushtet dhe kriteret ligjore”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri tutje ka shtuar se ngritja e efektivitetit në administrimin profesional të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, është e domosdoshme për të avancuar sundimin e ligjit si dhe përbën element të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img