27,11,2024

Ministri i Brendshëm në Maqedoni: Gjendja e sigurisë është stabile

Must Read

Në një intervistë për Alsat-M, Nuhiu tha se në ditët e ardhshme priten protesta më masive, por siguroi se MPB-ja  e ka në kontroll gjithë situatën. Ai foli edhe për incidentet e deritanishme në protesta dhe aktin vandal në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir.

Intervista me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu:

Zotëri ministër çfarë mund të thoni për gjendjen e sigurisë në vend? A është Republika e Maqedonisë një vend i sigurt?

Në qoftë se marrim për bazë çështjen e sigurisë në rrafshin kombëtar dhe në rrafshin ndërkombëtar, do të duhet të them që deri në këto momente Republika e Maqedonisë ka siguri të plotë sepse Ministria për Punë të Brendshme në mënyrë të suksesshme po i ushtron të gjitha autorizimet ligjore, kompetencat lëndore në pikëpamje të sigurisë publike dhe sigurisë shtetërore.

 Më shumë se një javë po zhvillohen protesta në kryeqytet dhe qytete tjera në Maqedoni. A e ka Ministria e Punëve të Brendshme në kontroll situatën me protestat?

Në lidhje me protestat e fundit të cilat lidhen me krizën politike dhe institucionale në vend Ministria për Punë të Brendshme ka themeluar një shtab operativ, është hapur edhe një aksion operativ. Unë kam thirr në mënyrë të vazhdueshme dhe koordinoj edhe me shtabin operativ dhe të gjitha shërbimet dhe strukturat e MPB-së kanë hartuar planet e tyre operative për të gjitha situatat e mundshme kur protestat do të jenë masovike, kur protestat do të jenë të dhunshme ose jo dhe të gjitha këto parashikime kanë bërë që ne paraprakisht të jemi edhe të përgatitur për situatat që mund të ndodhin në vazhdimësi. Do të dua të them që protestat po zhvillohen në shumë qytete, Ministria për Punë të Brendshme me sukses po bën sigurimin e respektimit të rendit dhe sigurisë publike dhe të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me shprehjen e lirë të protestave, përkatësisht të pakënaqësive të grupeve të caktuara të interesit. Ne kemi informata se në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të krizës politike të kemi edhe protesta më masovike, por nuk kemi tani për tani informata se ato mund të jenë edhe të dhunshme.

Si mund t’i komentoni aktet vandale që zhvillohen në qytete tjera?

Edhe aktet vandal të cilat kanë ndodhur edhe në qytetin e Manastirit, e kam parasysh këtu edhe Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, e konsideroj si një veprim që në mënyrë associative rezulton nga kriza politike dhe institucionale në vend, prandaj sot unë poashtu në kolegjium me shtabin operativ në Ministrinë për Punë të Brendshme kam kërkuar që të gjitha këto incidente dhe akte të tjera vandal të cilat në një shkallë të caktuar janë simbolike, por në vende të tjera dhe në segmente të tjera janë edhe me mesazhe kanosje dhune e tjera që edhe ata të jenë pjesë e veprimtarisë së shtabit dhe të gjitha çështjet të trajtohen në mënyrë efikase dhe efektive.

 A mund që në kohë të shkurtër të presim zbardhjen e tërësishme të rasteve për të cilat po flasim?

Ne thuajse të gjitha rastet të cilët ndodhën në qytetin e Shkupit në drejtim të rrahjeve që kanë ndodhur mes të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike, sulmi që u bë ndaj gazetarëve të caktuar veçmë është zbardhur. Jemi në rrugë të drejtë dhe do të dua të jemi optimist se do të kemi edhe zbardhje të rastit përkatësisht të aktit makabër kundrejt Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img