21,05,2024

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, vizitoi UShAF-in dhe mbajti një ligjëratë para studentëve

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, ka pritur sot në takim ministrin e Financave, z. Avdullah Hoti, i cili më pas ka mbajtur edhe një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti.

Rektori Bajraktari u shpreh mirënjohës për vizitën e ministrit Hoti, ndërsa e informoi atë për veprimtarinë e UShAF, zhvillimet në këtë institucion të ri të arsimit të lartë publik, kushtet dhe programet e studimit që ofron, si dhe interesimin në rritje për të studiuar në këto programe.

Po ashtu, Rektori e informoi ministrin e Financave edhe për bashkëpunimin me kompanitë vendore, por edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka krijuar UShAF për një vit e gjysmë të punës si Universitet.

“Ne ramë dakord edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, ku studentët tanë në grupe të caktuara do të kenë mundësi të bëjnë pjesën e punës praktike. Ministri u zotua që përkundër numrit të madh të studentëve që do të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë praktikë, ata do të kenë një pagesë, e cila do të jetë e mirëseardhur dhe do të lehtësojë studimet e tyre”, tha rektori Bajraktari, ndërsa theksoi se shpreson që kjo marrëveshje të nënshkruhet javën që vjen.

Ndërkaq, ministri Hoti tha se ndihet i nderuar për ftesën e Universitetit që so
t të jetë në një diskutim me studentët për fushën të cilën e mbulon në financat publike, në zhvillimet ekonomike dhe në reformat që po bëhen.

“Ne kishim një takim shumë miqësor me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij, për të gjetur një formë të bashkëpunimit me këtë Universitet, që realisht është specifik në Kosovë për shkak të profileve të veçanta që ofron. I uroj shumë sukses për imazhin që ka filluar të ndërtojë ky Universitet i ri dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shumë të frytshëm që e ka në këtë drejtim”, tha ai.

Ministri Hoti theksoi se sheh një perspektivë të jashtëzakonshme për këtë Universitet për të përgatitur kuadra për Kosovë, regjion e më gjerë. “Tani ne kemi hyrë në disa rrugë tjera të integrimeve evropiane dhe besoj se përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mund të shfrytëzohen programe të ndryshme për të ndihmuar Universitetin në ngritjen e cilësisë, në certifikimin ndërkombëtar, pra fitimin e diplomave që njihen në nivel evropian”.
Ministri u shpreh i sigurtë se shkallën e punësimit, studentët që studiojnë në këtë Universitet e kanë më të lartë se në cilindo universitet tjetër në Kosovë publik dhe privat.

Ndërsa, në ligjëratën e mbajtur para studentëve të UShAF, ministri Hoti foli për programin qeverisës, ku arsimi është njëri nga katër shtyllat. Ai theksoi se për dy vite të qeverisjes, është arritur të realizohet një pjesë e konsiderueshme e programit qeverisës, ndërsa elaboroi këtë program dhe foli për fushat, të cilat janë fokus i këtij programi.

Ministri Hoti, gjatë ligjëratës së tij u ndal edhe te politikat fiskale, lehtësirat që po krijohen për bizneset, ndërsa foli për kreditë ndërkombëtare, të cilat do të mundësojnë realizimin e projekteve të mëdha, që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img