11,09,2025

Ministri Gashi: Policia e Kosovës duhet të vazhdojë punën e saj pa qenë e ndikuar

Must Read

Ferizaj. 10.05.2018

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ku u priten nga drejtori z. Gazmend Hoxha.

Me këtë rast, ministri Gashi, vlerësoi lartë angazhimin dhe punën që po bëjnë Policia e Kosovës, në ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit.

“Policia e Kosovës duhet të vazhdojë punën e saj pa qenë e ndikuar, e cila sipas mandatit të saj ligjor, është e obliguar të ofrojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Ky profesionalizëm i juaji është vlerësuar edhe nga qytetarët dhe nga organizatat që e monitorojnë punën e Policisë”, theksoi ministri Gashi.

Në veçanti, ministri Gashi falënderoi drejtorin e Drejtorisë Rajonale të PK-së në Ferizaj në angazhimin e pakursyer që kanë bërë në gjetjen e trupave të të dy policëve të aksidentuar ditë më parë.

Ndërsa, drejtori Hoxha, e njoftoi ministrin Gashi me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë rajon, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe ka një trend të rënieve të veprave kriminale.
Në këtë takim, z. Hoxha e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e dhënë në avancimin e mëtejmë të Policisë në rajonin e Ferizajt.
Në fund të kësaj vizite, ministrit Gashi i është bërë një prezantim i historikut të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img