13,11,2025

Ministri Çeku takon komunitetit artistik në Ferizaj

Must Read

Gjate ditës së sotme Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, bashke me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, jane takuar me komunitetin artistik në teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Përgjatë dy orësh u diskutua për mënyrën e funksionimit sa më të mirë të artit dhe kulturës në vend.

U fol për ndryshimin e ligjit dhe udhëzimeve, ndërtimin e një partneriteti strategjik mes ministrisë dhe skenës së pavarur kulturore, statusin e teatrove dhe mbështetjen e tyre të qëndrueshme.

Po ashtu u fol për çështjen e politikave kulturore për botimin e librave, krijimin e orkestrës simfonike të qytetit, pagat e artistëve dhe instrumentistëve, funksionalizimi i baletit, forcimi i komisioneve vlerësuese për projektet që aplikohet për subvencionim, rritja e monitorimit për mbarëvajtjen e projekteve që subvencionohen duke ashpërsuar monitorimin. 

Tema tjera ishin krijimi i artit për publikun, duke rritur dhe zhvilluar audiencën, rritja e fondit për diversitet kulturor si dhe kalendari vjetor i artit për Ferizajn.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img