Ministri Bytyqi viziton shkollën “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj gjatë ditës së nesërme për testin e maturës

Must Read

Nesër pritet të fillojë testi i Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë), në të dy rajonet e para të cilat janë përzgjedhur me short publik: Gjilani dhe Ferizaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë dy shkolla (qendra testimi) në të dy rajonet, për të parë nga afër zhvillimin e këtij testi të rëndësishëm për maturantët në Kosovë.

 

 

Vizitën ai do e bëj në qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj në orën 10:30, ndërsa shkolla e dytë që ai do e vizitojë është “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në orën 12:00./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img