03,08,2025

Ministri Bytyqi kërkon anulimin e grevës në arsim

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, me të cilët bisedoi rreth grevës së paralajmëruar lidhur me shqyrtimin e Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-99, para datës 13 prill të këtij viti.

Ai me këtë rast kërkoi nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, të shqyrtojë të gjitha mundësitë për anulimin e grevës së paralajmëruar .
“Ne jemi në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit PISA2018 e që është me interes kombëtar, ndërsa greva e paralajmëruar përkon me fillimin e këtij procesi dhe do të na shkaktonte dëme të pariparueshme”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, dhe se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet dhe që ligji në fjalë të procedohet sa më parë në Kuvend për miratim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Besnik Berisha njofton largimin nga NISMA Socialdemokrate dhe ndërprerjen e aktivitetit politik

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Besnik Berisha, një prej figurave të njohura lokale të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img