11,09,2025

Ministri Bytyqi dhe ambasadori gjerman Heldt flasin për cilësinë e arsimit

Must Read

Ministri Bytyqi e ka uruar ambasadorin e ri gjerman për detyrën e re në Kosovë, me ç’rast theksoi se, Kosova ende ka nevojë për mbështetje të partnerëve të fuqishëm ndërkombëtar siç është Gjermania me  qëllim të përmbushjes së prioriteteve, të cilat qeveria i ka vendosur në mandatin e ri, duke pasur gjithnjë parasysh ngritjen e cilësisë. Në këtë kontekst ministri Bytyqi ka vlerësuar lartë kontributin e deritashëm të GIZ-it në zhvillimi e arsimit në Kosovë .Ministri Bytyqi gjithashtu ka theksuar se tashmë e kemi bërë një vështrim i gjendjes momentale në arsim dhe jemi të angazhuar që të shikojmë se  çfarë modelesh mund të aplikohen për përmirësimin e gjendjes.Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se, ndër prioritetet kryesore  e kemi vënë arsimin dhe aftësimin  profesional, me ç’rast theksoi e do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, për të kuptuar se për cilat kuadro profesionale ka më shumë nevojë tregu i punës në Kosovë.Ambasadori Heldt dhe Ministri Bytyqi ,diskutuan edhe për karakterin shembullor të Gjimnazit Loyola në Prizren dhe kontributin e këtij gjimnazi në arsimin parauniversitar dhe atij profesional në Kosova.Ndërsa Ambasadori Christian Heldt, theksoi se, Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të  dot vazhdoj mbështetjen e arsimit në Kosovë, në të gjitha projektet arsimore  dhe shtoi se  një arsim cilësor  ndikon drejtpërdrejt në  zhvillimin  ekonomik  çfarë i nevojitet Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img