24,10,2025

Ministri Besim Beqaj: Mbështetja e Gjermanisë vendimtare për Kosovën

Must Read

Ministri Beqaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur falenderimin për bashkëpunimi dhe mbështetjen e vazhduesshme nga shteti gjerman, donatorin më të madh në Kosovë, duke theksuar se ky bashkëpunim është i rëndësisë së veçantë.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që në fillim të punës së saj ka realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me shtetin gjerman, në veçanti marrëveshja me GIZ dhe themelimi i Parkut Gjermano-Kosovar për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, janë aktivitetet që kanë ndikim shumë të rendësishëm në përkrahjen të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë”, tha Ministri Beqaj.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë si donatori më i madh, për Kosovën ka qenë dhe është vendimtare në të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar dhe po kalon vendi ynë, për këtë gjë qytetarët e Kosovës dhe Qeveria e vendit janë mirënjohës dhe falenderues”, theksoi Ministri Besim Beqaj.

Ndërsa deputeti i Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein e falenderoi ministrin Beqaj për pritjen, duke e siguruar se Gjermani mbetet e përkushtur në përkrahje të Kosovës dhe vazhdim të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Deputeti Klein gjatë takimit me ministrin Beqaj ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë së Kosovë, Christian Heldt dhe Shefi i zyrës së KAS-it për Kosovë, Johannes Rey.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img