27,11,2024

Ministri Bejtush Gashi ngushëllon familjen e policit Armend Trena

Must Read

Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me ministrin z. Bejtush Gashi, i shprehin ngushëllime familjes Trena.

Ministri Gashi i bashkohet dhimbjes së familjes Trena për vdekjen e djalit të tyre, Policisë së Kosovës, për humbjen e një pjesëtari të devotshëm, njëkohësisht duke qenë krenarë për qëllimet e Armendit, për t’i shërbyer vendit me nder.

Me këtë rast gjithmonë do të bashkëjetojmë dashurinë që Armendi pati për uniformën e shtetit, të cilën e barti deri në momentin kur nuk jeton më. Kujtimi për Armendin, si familjar, si polic dhe si mik, do të jetojnë gjithmonë sa të ekzistojë vetë jeta.
Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik.

Në fund, MPB dëshiron të falënderojë solidaritetin e secilit qytetarë dhe zyrtarë që nuk kursyen asgjë deri në gjetjen e dy policëve, duke filluar nga: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikësve, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave dhe veçanërisht qytetarët e shumtë në numër, të cilët në mënyrë vullnetare kanë kontribuar në kërkim.

Malsor Dashi dhe Armend Trena, më 28.04.2018, në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, përderisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare ishin përfshirë në një aksident trafiku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img