23,10,2025

Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe

Must Read

Ministresha-respekton-ligjin-por-jo-edhe-gjuhen-shqipe-780x439

Në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë ka dy versione, edhe atë: në gjuhë maqedonase dhe në gjuhë angleze. Ministresha tha se ueb-faqja funksionon në përputhje me ligjet në fuqi. Ndërkohë akti më i lartë juridik në vend, kushtetuta, me të cilën duhet të përputhen të gjitha ligjet përcakton qartë se përveç gjuhës maqedonase gjuhë zyrtare është edhe gjuha amë e së paku 20% të popullatës, respektivisht gjuha shqipe.

Pas 20 ditësh pritjeje për informatën e karakterit publik “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë?” dhe “A mund të pritet version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë?” ministresha Marta Arsovska Tomovska dha vetëm këtë përgjigje për Portalb “Ueb-faqja e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë udhëhiqet në përputhje me rregullat ligjore pozitive në Republikën e Maqedonisë.”

Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”

Sipas një hulumtimi të kryer nga Fondacioni Metamorfozis, institucionet shtetërore më shpesh i shfrytëzojnë uebfaqet e tyre dhe mediat sociale me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë informata relevante dhe mundësi për të marrë pjesë në vendimmarrje, shkruan Portalb.

Me atë rast, Bardhyl Jashari, drejtori i fondacionit të lartëpërmendur u shpreh: “Përdorimi i gjuhës shqipe në ueb faqet e institucioneve shtetërore në nivel lokal apo qëndror nuk duhet të politizohet sepse nuk është çështje politike. Prania e shqipes në uebsajt ka të bëjë me atë se sa ai institucion është i hapur për bashkëpunim me qytetarët, për ti dëgjuar ata. Dihet se një qytetar ndjehet më mirë dhe shprehet më lirshëm kur e përdor gjuhën amë në komunikim.”

Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte25.17%.

Ndryshe, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë kryen detyra që lidhen me: zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë informative; krijimin dhe udhëheqjen e regjistrit të sistemeve të informacionit e të komunikimit si dhe pajisjeve informatike në kuadër të administratës shtetërore; infrastrukturën telekomunikative dhe atë radiodifuzive; reformën në administratën publike; kontrollin dhe sigurimin e zbatimit të njëtrajtshëm të rregulloreve që kanë të bëjnë me nëpunësit civil dhe publik; zhvillimin e politikës, që lidhet me të drejtat, detyrat, përgjegjësitë dhe vlerësimin e nëpunësve civilë dhe publik; klasifikimin dhe regjistrin e vendeve të punës, pagave dhe kompensimeve të nëpunësve civil dhe publik; zhvillimin dhe koordinimin e politikave që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore; reforma në administratën publike etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img