26,12,2024

Milazim Krasniqi: Shteti është aftësuar ndaj provokimeve të Serbisë

Must Read
Milazim Krasniqi

“Treni është një provokim në serinë e provokimeve që kanë filluar edhe më herët, edhe me ndërtimin e murit te ura e Ibrit, edhe me kërcënimin për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në mënyrë të një anshme”, tha ai.

Sipas Milazimit, gjitha këto provokime e kanë një qëllim final, e ai është krijimi i preteksteve për ndarjen e veriut.

“Pra është në serinë e provokimeve që kanë një qëllim final, e qëllimi final është krijimi i preteksteve për ndarjen e veriut. Besoj se këto janë taktika për të arritur deri te ky objektiv strategjik.”, deklaroi ai.

Ndër tjera, Krasniqi tha se gjitha këto çështje me të cilat po ballafaqohet Kosova po e rëndojnë shumë jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë.

“Serbia e ka këtë objektiv sipas gjitha gjasave të bashkërenduar edhe me Rusinë, sipas gjitha gjasave, ashtu që kjo situatë e këtyre provokimeve e rëndon jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tutje, Krasniqi tha se Kosova ka treguar shenja serioze të një qëndrueshmërie të shtetit, që sipas tij janë shenja që shteti po aftësohet që t’i kundërpërgjigjet këtyre provokimeve.

“Megjithëse deri më tani ka pasur shenja serioze të një qëndrueshmërie të shtetit të Kosovës, ashtu që janë shenja që shteti po aftësohet që të kundërpërgjigjet ndaj këtyre provokimeve dhe të aftësohet t’i parandalojë edhe projektet e aneksimit të veriut të Kosovës nga Serbia”, tha krejt në fund Krasniqi. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img