Vetëm pak ditë më parë Pepe Reina mbërriti në Milano, ku kreu me sukses vizitat mjekësore për të nisur menjëherë stërvitjen me kuqezinjtë. Ende pa e njohur mirë ambientin milanist, portiei spanjoll mund të largohet nga kuqezinjtë. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.
Chelsea, tashmë me trajner të ri, Maurizio Sarrin, ka ofruar 10 milionë euro për “gardianin” veteran, që u afrua nga Milani për të qenë zëvendësues i Gigio Donnarummas.
Në Londër vazhdon të jetë e nxehtë tema “Courtois”, me portierin blelg që është shumë pranë Realit të Madrdit, ndaj për të mos u gjendur të papërgatitur, te Chelsea janë hedhur në sulm për portierin 35-vjeçar, transmeton “SS”.
Lëvizja e papritur e bluve të Londrës ka vënë në mendime drejtuesit e rinj të Milanit, që, nëse do ta pranojnë ofertën, do të fitojnë plot 10 milionë euro “qyl”, sepse nuk kanë shpenzuar qoftë një qindarkë për Reinën, pasi me Napolin i përfundoi kontrata dhe mbërriti në Milano me parametër zero.
Must Read