Lajme

Michael Carpenter sot në FSK

By FerizajPress

July 10, 2016

Zëvendës asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter sot do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të takohet me ministrin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën.

Pritet që ky takim të zhvillohet në kuadër të diskutimeve bilaterale, në fushën e mbrojtjes me SHBA-të, ku në fokus do të jetë situate ndërkombëtare e sigurisë dhe kontributi i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Demolli dhe Carpenter pas takimit pritet të japin edhe një deklaratë të përbashkët për media.