14,07,2025

MF ndihmon reformimin e transportit publik në 6 komuna, përfshirë edhe Ferizajn

Must Read

Ministria e Financave është shprehur e gatshme të mbështes edhe gjashtë komuna të Kosovës për reformimin e transportit publik.

Siç bëhet e ditur nga MF-ja, ministri Avdullah Hoti përmes një letre dërguar gjashtë kryetarëve të komunave ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur komunën e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Gjilanit si dhe komunën e Pejës për projektin për reformimin e transportit publik.

Sipas Ministrisë së Financave, përzgjedhja e këtyre komunave është bërë duke marrë për bazë numrin e popullsisë dhe duke pasur parasysh nevojën që mund të kenë në reformimin e transportit publik.

Ministri Hoti përmes kësaj letre ka ftuar 6 kryetarët e komunave që pas koordinimit me BERZH-in, të caktojnë takime informuese rreth projekteve të mundshme, të cilat do të shërbenin kryesisht për të informuar përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të BERZH-it për situatën e transportit publik në këto komuna.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img