07,05,2024

Meta kundër Salihajt: Jo koalicion me “Mollotovët”

Must Read

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, përmes një postimi ka shprehur kundërshtimet e partisë që ai i takon për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen. Ai në Facebook ka shkruar se nuk ka koalicion as me pronton as me mollotovin. Kurse, kolegu i tij, Adem Salihaj pak më parë ka thënë se LDK duhet të bëj koalicion me Vetëvendosjen.

“Hala s’po mujnë me marr veten shume’kush, nga keta qe kerkuan mejdan zgjedhor!?”, ka shkruar Meta.

“Eh – kur lyp mejdan, pleqt thojshin ktyni herë se – “gjinja ti tharbin hunët” – plaket nderkaq, thojshin – “ke me zatet, djali jem, në hunlesh” – e kanë me t’ bojne për – kryp e kep” ! Pra – As Pronto e as Mollotov – por, Lidhja Demokratike e Kosovës…”, ka shkruar Meta në Facebook.

Me këtë Meta ka dalë kundër idesë që LDK-ja të shkojë në koalicion parazgjedhor me VV-në, gjë që është përkrahur nga kolegu i tij, Adem Salihaj.

Adem Salihaj orë më parë ka thënë se  LDK do të duhej të bënte koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, si dhe disa parti më të vogla, në mënyrë qe t’i fitojë zgjedhjet.

Sipas Salihajt, ky koalicion me këto subjekte, do të ishte më i miri i mundshëm, marrë parasysh situatën aktuale.

“Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë per rrethanat,në të cilat gjendet Kosova. Nga kontaktet që kemi me elektoratin,këto janë pritjet dhe disponimi i pjesës dërmuese të tij. Shpresoj se liderët e partive do ta kenë parasysh disponimin e elektoratit dhe interesin e Kosovës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img