28,12,2024

“Messi” i Kosovës flet për përvojën te Juventusi

Must Read

Sulmuesi na ka pritur disa ditë më parë në shtëpinë modeste, ku qëndrojnë talentët e rinj të Primavera-s turineze. Larg elementeve të luksit.

Nën drejtimin e Fabio Grosso, kampion i botës në 2006 me Italinë, i riu nga Lausanne përkryen trajnimin e tij në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, ku edhe ka marrë pjesë në dy stërvitje me ekipin e parë. Edhe pse larg të afërmeve, ai e prek ëndrren e tij me majën e gishtërinjëve. Takim me një djalë të ri me pjekuri të jashtëzakonshme.

Andi Zeqiri, si e cilëson ambientimin tënd?

Jam me fat të madh që ndodhem këtu. Kur e kam veshur këtë fanellë për herë të parë, nuk u besoja syve. Pastaj duhet të kalosh në gjëra të tjera. Më duhet ta shijoj në maksimum për çdo ditë. Të gjitha shkojnë mirë dëri tani.

Si është marrëdhënia jote me Fabio Grosso?

Kontakti ka qenë i mirë që në fillim, sepse ai flet frengjisht (Grosso ka luajtu ne Lyon nga 2007 – 2009). Menjëherë më ka dhënë besim. Në Itali, trajneri nuk të lërë rehat. Disiplina në punë është shumë e rëndësishme. Nëse duhet të bëhet 20 herë një ushtrim, e bëjmë, deri sa të kuptohet.

Juventusi, një botë tjetër

Po, kur udhëtojmë me avion për një lojë jashtë vendit, disa tifozë na presin për nënshkrime dhe foto.

Është e pamend, pasi që ende nuk jemi askushi. Si kalove gjatë stërvitjes tënde me ekipin e parë?

Është momenti më i fortë që e kam përjetuar që nga ardhja ime. Është e çmendur që të luash afër Higuain ose Mandzukic. Do të ishte e mjaftueshme që t’i shikosh duke luajtur. Jam pak i ndruajtur, prandaj nuk u fola.

Shoku yt i skuadrës, Moise Kean, sapo ka filluar në Ligë të Kampionëve në moshën 16-vjeçar. A ia ke lakminë?

Sigurisht. Është dëshmia se trajneri u jep mundësinë të rinjve. Kur i sheh profesionistët e ekipit të parë, kjo të shtyn për t’i bërë të gjitha për të arritur.

Si është zhvilluar largimi yt nga Lausanne-Sports?

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë. Celestini më ka këshilluar që të shkojë. Të gjitha janë bërë në mënyrë të natyrshme. E kam ditur se nuk do të kisha shumë kohë loje në Super League, pasi që dëshiroja të kaloja një prag. Këtu luaj kundër të rinjve më të mirë në botë.

Si e përjeton këtë largim dhe vetminë?

Kam shkuar në Payerne kur isha 14-vjeçar. Kjo përvojë më ka mësuar që të jetoj vetë. Do të bëhen gati 2 muaj që nuk e kam parë familjen time. Disa herë është e vështirë, sigurisht. Kur mërzitëm, preferoj ta mbaj në vete. Nuk më pëlqen të flas për këtë me shokët e skuadrës.

A je i lirë që të kthehesh në Zvicër kurdo që dëshiron?

Gjithmonë duhet ta paralajmërojmë klubin. Është vështirë kur drejtuesit të thonë “jo”. Por e kuptoj, sepse është për të mirën time.

A je i penduar për ndonjë gjë?

Kurrë. Të gjithë futbollistët e moshës sime ëndërrojnë të jenë në vendim tim.

Si shkon një ditë e zakonshme për ty?

Kam kurs të gjuhës italiane dhe matematikë në mëngjes. Pastaj vazhdoj me stërvitje, që zgjatin deri në 18:00.

Dhe jeta në hotel?

Nuk është gjithmonë si në shtëpi, por shkojmë aty vetëm për të fjetur. E kam sjellë televizorin tim. Luaj me videolojëra dhe shikoj filma.

Si e sheh të ardhmen?

Të gjitha janë të mundshme. Për momentin, nuk kam folur me Grosso. Pasi që kemi lojë çdo tri ditë, fokusohem në performancat e mia. Kam shumë kënaqësi të luaj këtu. Për vazhdimin, e shohim gjatë pranverës.

A i frikohesh së ardhmes?

I kam të gjitha për të pasur sukses. Të gjitha varen nga unë. Gjërat shkojnë shumë shpejt në futboll si për mire, ashtu edhe për keq. Kur gjindesh poshtë, duhesh të rezistosh dhe, kur të gjitha shkojnë mirë, duhet t’i mbash këmbët në tokë. Jam në Juventus, por nuk ngutem. (24 heures)/albinfo/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img