25,12,2024

Mësimdhënësve u njihet stazhi i viteve të 90’ta, ata do t’i marrin nga 158 euro

Must Read

Nga sot të gjithë mësimdhënësit që kanë punuar në vitet e 90-99 mund të marrin një vërtetim në Drejtorinë e Arsimit nëpër komuna, për njohjen e përvojës së punës gjatë periudhës 1990-1999. Ata do të marrin 158 euro kompensim.

Kjo është bërë e ditur të mërkurën në një ceremoni ku edhe është bërë promovimi i vërtetimit për njohjen e përvojës së punës së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ministri Bajrami deklaroi se sot po fillohet zbatimi i një premtimi të dhënë.

“Sot zyrtarisht po shënojmë fillimin e implementimit meqë ne jemi zotuar që do të njohim kontributin e mësimdhënësve. Qeveria është zotuar që të jap mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit. Tani ka filluar pagesa për përvojën e punës në mënyrë të veçantë”, është shprehur Bajrami.

Kurse ministri Abrashi tha se sot është një hap i madh sa i përket përmirësimit të mirëqenies së mësimdhënësve.

“Kontributi i tyre është shumë më i madh se kjo është pak drejtësi në padrejtësi. Do të vazhdojmë me punua me gjithë ata punëtor që kanë punuar në vitet e 90”, ka thënë Abrashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img