Editorial

Mësimbesimi dhe laiciteti institucional

By FerizajPress

April 30, 2016

Ardian Sejdiu ( Ph.D)

Kosova si shtetë sovran, ende është në fazën e konsulidimit, fazë e cila i gjason transformimit e cila kërkonë vëmendje dhe profesionalizëm për t’u përballur me sfidat dhe kërkesat imediate që i parashtronë shoqëria në të gjitha dikasteret institucionale.

Së fundmi është ngjallur debati reth mësimbesimit fetarë në shkollat publike, të cilat shkolla organizohen dhe funksionojnë në bazë të juridiksionit që derivonë nga Kushtetuta e Kosoves e cila e definonë shtetin si shtete laik.                                                                                                              

  Po e njëjta Kushtetutë e garanton lirinë e besimit dhe praktikimit të tij. Pra, parimisht asgjë nuk është kontradiktore  mes laicizmit institucional dhe mësimbesimit ( nëpërmjet një lënde dhe asgjë më shumë) në shkollat publike.                                                                                                

Shoqëria kosovare është  në fazën e tranzicionit krucial, ku dukshëm dhe në shumë çështje socio-politike vërehët përplasja ideo-konceptuale mes klasave intelektuale që i takojnë dy periudhave-shkollave të ndryshme; klasa e cila është ushqyer dhe influencuar ( ndoshta ende ushqehet)  me idenë ateisto-komuniste, dhe klasa e re e cila hapur dhe parezervë kundershtonë të parën me tërë botkupitmin e saj.                                                                                                                             

Mendoj se zgjidhja për çështjet socio-edukative që kanë të bejnë me sentimentalizmin; është në mes të parës dhe të dytës, si zgjidhje e cila i përafrone qëndrimet diametralisht dhe konceptualisht të kundërta.                                                                                                              

    Idea se mësimbesimi nëpër shkolla publike e dëmtonë parimin e laicizmit, dhe idea se mësimbesimin mbi parimet fetare duhet me e ligjeruar sociologët, filozofët apo historianët, e jo teologet-imamët është gafa e radhës e cila e vërtetonë joprofesionalizmin shkencorë.                     

Mësimi mbi parimet e feve nga këndveshtrimi sociologjik apo filozofiko-historik është devijim nga e vërteta dhe qellimi, dhe kurrë nuk do ta zgjidh problemin e keqkuptimit interfetar dhe ndërfetar…                                                                                                                                          

    Natyrisht, përgatitja e korikulës është çështje e cila i takonë institucioneve përkatëse dhe ekspertëve të fushave profesionale, pa fobi, pa presione dhe pa influencë politike, por me ndërgjegjje profesionale, morale e kombëtare.                                                                           

    Sigursht se me mësimbesim nuk synohet fetarizimi i institucioneve apo nxënësve, ashtu siç nuk synohet ateizimi i nxënësve kur ata mësojnë për filozofinë ateiste, por me lënden e mësim besimit duhet të synohet ngritja e vetëdijës dhe zgjerimi i njohurive elementare rreth parimeve të feve  të cilat kanë bashkëjetuar dhe do bashkëjetojnë me njeriun gjatë gjithë historisë.            

  Mësimbesimi ( multi fetare) është imperativ kohorë i të gjitha shoqërive në përgjithësi e shoqerisë shqiptare në vecanti.                                                                                                               

    Kjo, për faktin se fetë  monoteiste, e feja Islame në veçanti, si fe e mazhurancës, ka bashkëjetuar me popullin gjatë gjithë historisë dhe ka qenë një ndërë faktorët goxha të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtarë përballë atij sllavo-serb.                                                                     

Kujtoj se politizimi dhe pronolongimi i futjës së lëndës fetare në shkollat publike nuk është në interes kombëtarë, për faktin se rrethanat socio-politike kanë ndryshuar dhe qarqet e ndryshme anti-shqiptare po i shfrytëzojne këto koridore për të përfituar teren politik e pastaj për të mbjellë urrejtje ndërfetare e ndër-vëllazërore. Rjetet sociale kanë depertuar në të gjitha shtëpitë dhe po e traumatizojnë shoqërinë nga distanca me ide e koncepte të paverifikuara.                                          

Do të ishte një kundërpergjigjje e duhur për manipulantët fetarë dhe islamo-fobet nëse nëpër xhamia dhe shkolla publike jepen të njejtat mësime rreth feve dhe parimeve të tyre.          

      Sigurisht, shkollat publike nuk guxojnë të fetarizohen apo të vishen me petkun feve, por në kuadër të korikules arsimore, ju mjafton t’a përcjellin mesazhin e mirkuptimit ndaj feve dhe rolit të tyre pozitiv në shoqërin kosovare. 

30.04.206, Ferizaj.