26,11,2024

Mesazhi amerikan për qeverinë e re në Shkup

Must Read

Zv/ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit Hojt Ji, në një deklaratë për Zërin e Amerikës nënvizoi gjithashtu nevojën që qeveria e re ti zbatojë të gjitha obligimet e ndërmarra përfshi Marrëveshjen e Përzhinës dhe të respektojë punën e Prokurorisë Speciale.

“Vlerësojmë se është e rëndësishme që qeveria e re t’i mbështesë përcaktimet ndërkombëtare, përfshirë edhe dispozitat e Marrëveshjes së Përzhinës, partitë ta bëjnë me dije qartë se janë të përcaktuara që ta respektojnë kushtetutën e shtetit, të drejtat e njeriut, t’i respektojnë institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet e reja si Prokuroria Speciale Publike, pastaj ta respektojnë sundimin e së drejtës dhe qëllimet e qytetarëve për integrim në BE dhe në NATO – deklaroi Hojt Li, zv/ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit”, tha zyrtari amerikan.

Mesazhet e SHBA-ve, janë thuajse identike me thirrjen e Brukselit pak ditë më parë për zbatimin e menjëhershëm të reformave, formimin e shpejtë të qeverisë dhe punën pa pengesa të Speciales. Hojt Li nga ana tjetër nuk deshi të komentojë platformën e partive shqiptare por iu bëri thirrje partive që të punojnë për një të ardhme më të mirë për vendin.

Nuk do komentoja asnjë detaj nga platforma që e përmendët, kjo është në mes vetë partive. I ftoj miqtë tanë ose liderët e këtyre partive ta kenë në mendje se qytetarët e tyre llogarisin tek ata. Sa më shpejtë të marrin vendim për qeveri që do të mund ta udhëheqë vendin drejt një ardhmërie më të mirë, më të përparuar, më stabile, në Evropë demokratike – shtoi më tej Hojt Li./AlsatM/

 

Sipas Hojt Li zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme dhe bazë e mirë për përfundimin e krizës së stërzgjatur.

 

Alsat M

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img