Ferizaj.25.12.2016. Kryetari i Komunës , Muharrem Svarqa, këtë të diel ka vizituar Kishën Katolike “Engjulli i Rojës”në Ferizaj, për të uruar famullitarin Don Viktor Sopin me rastin e festës së Krishtlindjeve katolike.
Kryetari në këtë takim ishte i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Zariqi, drejtorët e Drejtorive komunale, por edhe nga deputete të Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se kjo festë është e veçante sepse simbolizon rilindjen e Krishitet ku nderohet sakrifica dhe vepra e Jezu Krishtit si sinonim i vlerave të larta universale që ndërlidh ndjenjën e humanizmit, bashkëpunimit, sakrificës në dobi të tjerë.
“Unë mendojë që edhe ne për çdo ditë po bëjmë punë të mirë, në dobi të rritjes së asaj ndjenë të humanizmit dhe solidaritetit, të bashkëpunimit të ndërsjellët, sepse vetëm të bashkuar mund të ecim për para”, është shprehur kryetari Svarqa.
Nga ana tjetër edhe famullitari i Kishën Katolike “Engjulli i Rojës”në Ferizaj, njëherësh edhe drejtori gjeneral i Caritas Kosovës, ka falënderuar kryetarin Svarqa për urimin që ka bërë me rastin e festës së Krishtlindjeve katolike.