28,07,2025

Merkel mbron Malin e Zi nga ‘sulmi verbal’ i Trumpit

Must Read

Këtë javë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se malazezët janë “agresivë” dhe se prania e tyre në NATO mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, për shkak të klauzolës së aleancës për mbrojtje kolektike.

Merkel, në një konferencë për gazetarë, tha se Neni 5 i NATO-s për mbrojtjen e përbashkët “është një element qendror i aleancës” dhe se ai vlen për të gjitha vendet anëtare.

“Mali i Zi ka bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtar dhe unë jam e lumtur që ai është bërë”, tha Merkel.

Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img