11,09,2025

Meriton Aliun dënohet me 15 vjet burg për vrasjen e Samir Rexhës

Must Read

 

Ferizaj. 27.10.2017. Meriton Aliu u dënua sot me 15 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për vrasjen në gusht të vitit të kaluar të Samir Rexhës. Prokuroria e akuzonte Aliun për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë gjykimit disa dëshmitarë kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.
Në seancën e kaluar Meriton Aliu shprehu keqardhje për atë që ndodhi, duke thënë se nuk kishte dëshiruar të ndodhte një gjë e tillë.
Vrasja e Samir Rexhës ndodhi më 18 gusht 2016 në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img