02,07,2025

Mërgimtarja raporton vjedhjen e BMW së 80 mijë eurove me targa zvicerane te shtëpia e saj në Ferizaj

Must Read

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive. Raste të tilla shpeshtohen edhe gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët vijnë në Kosovë me vetura të shtrenjta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i vjedhjes dyshohet të ketë ndodhur sot në fshatin Sotfaj në Ferizaj, ku një mërgimtare ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën BMW, që kap vlerën e rreth 80 mijë eurove.

Mësohet se bazuar në dëshminë e viktimës, dikush ia ka vjedhur veturën me targa zvicerane, që e kishte parkuar te shtëpia e saj, të cilën nuk e gjeti mëngjesin e sotëm.

Mërgimtarja ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin e saj.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img