11,09,2025

Mërgimtarët që vijnë për të votuar nga këto 24 shtete duhet të kenë test negativ për COVID-19

Must Read

Shumë bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë ditëve të fundit ia kanë mësyrë Kosovës për të ardhur dhe votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, tashmë dihet se sikurse i gjithë globi, edhe në Kosovë ka kufizime dhe masa të cilat janë vendosur me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë Covid-19.

Andaj, një pjesë e shteteve të Evropës konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe kësisoji të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vet-izolim, shkruan tutje Albinfo.ch.

Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria janë shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë.

Këto të dhëna janë të publikuara edhe në qendrën kombëtare për menaxhim kufitar të Kosovës.

Ndërkohë në kuadër të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës më 15 janar të këtij viti janë si vijon:

I. MASAT PËR TËRË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:
2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;
2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;
2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

3. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

4. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Andaj, derisa këto masa nuk kanë ndryshuar, të gjithë qytetarët që jetojnë në diasporë, përkatësisht në shtetet e sipërpërmendura, do t’u nevojitet dëshmia e testit PCR negativ me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img