Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani Automobile Ismaili Wesseling
Sot isha në vizitë tek saloni Aotomobile Ismaili në Wesseling të Gjermanisë ku numron shumë vetura, afër 30 vetura deri në 60 vetura për klient. Pronari Nazmi Ismali me prejardhie nga Shkupi i Hasanbegut që nga viti 2003 filloi biznesin me shitje dhe blerje të automjeteve në Gjermani në qytetin Veselin, ku ka arritur mjaft mirë në biznesin e tij i cili dita ditës vetëm e rrit biznesin e tji me veturat e njohura si Mercedes, Audi etj., që i posedon dy pllace për shitjen e veturave.
Është kënaqësi se po të ndalesh në rrugët e Gjermanisë, Shqiptarët në përgjithësi po arrijnë suksese në bizneset e tyre. Është mjaft profitabile kur ne mërgimtarët duam të blejmë veturë dhe t’i kemi vëllezërit tanë pronarë të saloneve të Automobileve, është kënaqësi ta ndëgjosh, të flasësh, të tregon, të përshëndet në gjuhën tonë të bukur, në gjuhën shqipe.
Kënaqësi e madhe për mërgimtarët prandaj duhet të përkrahen nga ne, nga të gjithë që së bashku bizneset e shqiptarëve të kenë suksese në të ardhmen, andaj edhe unë vazhdoj t’i jap përkrahje dhe t’i mbështes sa të kem mundësi të gjithë afaristët kombit tim. Nazmi Ismajlit i deshirojmë suksese në veprimtarin e tij që e bën dhe që na ofron vetura të modelit të ri për ne mërgimtarët.
E njoftova edhe për Unionin e Bizneseve që të jetë pjesë e Unionit, që të gjithë të kontribojmë së bashku, bashkimi bën fuqi andaj ne duhet të jemi gjithmonë bashkë.
22.02.2018 Sami Fejza Bonn