26,12,2024

Mergim Sallahi, i riu që po bënë emër në Gjermani

Must Read

Mergim Sallahi i  lindur në Bühl Baden-Wuerttemberg  të Gjermanisë  më 1996  nga prindërit shqiptar Xhevat dhe Xheva Sallahi të fshatit Zllatar të Ferizajt, shembull i gjeneratave të reja se kudo që të jesh me punë mund të arrihet  sukses.

Si edhe shumë  fëmijë të mërgimtarëve të tjerë Mergimi  që nga ditët e para të shkollimit u dallua dhe u radhit në mesin e nxënësve më të mirë.

Për sukseset tij  Mergimi dy herë ishte në mesin e më të mirëve.  Në vitin 2012 gazetat lokale të qytetit  publikuan suksesin e Mergimit me titullin se “Edukimi gjithmonë paguhet”

Por Mergimi vazhdoi shkollimin dhe njëkohësisht punën praktike në kompaninë e njohur gjermane Bosch, në shkollën e lartë profesionale  dyvjeçare të metalit dhe elektronikës.

Për këtë në një ceremoni rasti  ku morën pjesë edhe përfaqësues të  qytetit  Mergimi ishte  njëri nga dy nxënësit më të mirë të cilët para se ti nënshtroheshin provimit me gojë kishin siguruar të drejtën për shkollim të mëtutjeshëm.

As kjo nuk u shpëtoi mediave të cilat në një artikull shkruajnë : “Edhe para provimit me gojë,  në anën e sigurt”, është titulli i gazetës  Badisches Tagblatt të landit  BadenWürtemberg

Se vërtet Mërgimi i ishte i përkushtuar punës dhe profesionit të tij tregojnë edhe rezultatet e punës  ku gjatë praktikës ai kishte programuar dhe rregulluar  robot për punë në fabrikën ku kryente punën praktike.

Gazeta Badisches Tagblatt shkruan se me këtë rast “ Më të mirët e vitit u zgjodhën  Mergim Sallahi dhe  Alexander Benz. Të dy këta kishin notën mesatare 1.9 dhe  ishin nxënësit më të dalluar  të shkollës . Sallahi dallohet për një angazhim jashtëzakonisht të madh social për klasën”

Por ambiciet e Mergimit nuk mbarojnë këtu. Ai planifikon që të vazhdoj specializimin në programim.

“Pas përfundimit me sukses  të shkollës  profesionale dyvjeçare në vitin  2014 kam filluar shkollën e dyfishtë të lartë profesionale në firmën Bosch.  Gjatë kësaj kohe kemi mësuar programe të ndryshme elektronike dhe elektromotor. Në korrik të këtij viti do të përfundoj vitin shkollorë të shkollimit të lartë të dyfishtë. Pas kësaj dua të bëjë një vit përvojë pune dhe pas kësaj të vazhdoi specializimin  për programim” thotë Mergimi

Mergimi thotë se ka zgjedhur programimin pasi aty e ndien vetin më mirë dhe është pjesë që më së shumti e tërheqë.

Këto ditë Mergimi po qëndron për pushime në fshatin e lindjes së babait, në Zllatar të Ferizajt, të cilin për shkak të angazhimeve   nuk ka pasur mundësi ta vizitoi shpesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img