04,05,2024

Mentor Ilazi, njëri nga menaxherët më të suksesshëm në Zvicër, mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF

Must Read

Ferizaj.27.02.2017. Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë shumë me rëndësi për jetën publike, por edhe për biznesin nga z. Mentor Ilazi, një menaxher shumë i suksesshëm në shtetin zviceran, i cili foli para tyre për përvojat e menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave.
Fillimisht z. Ilazi është pritur nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili e falënderoi për vizitën dhe për mundësinë që ua dha studentëve të Universitetit, të përfitojnë nga njohuritë dhe përvoja e tij.
Rektori theksoi se ligjërata si kjo janë të mirëseardhura dhe i kontribuojnë zhvillimit profesional të studentëve, dhe si rezultat edhe zhvillimit të Universitetit në përgjithësi.
Ndërsa, z. Ilazi u shpreh i kënaqur dhe falënderoi rektorin Bajraktari për krijimin e mundësisë që të ndajë përvojën e tij me studentët e UShAF. Pasi që shprehu gatishmërinë që të vazhdojë edhe me ligjërata të tjera në vazhdim gjatë tërë vitit, ai theksoi se edhe bashkatdhetarë të tjerë të suksesshëm në fusha të ndryshme janë të gatshëm të sjellin përvojat e tyre në Kosovë.
Ndërkaq, para studentëve, z. Ilazi shpalosi përvojën dhe sukseset e tij në fushën e energjisë së ripërtërishme. Ai foli për projektet dhe inovacionet e fjalës së fundit në këtë fushë shumë të rëndësishme të teknologjisë.
Po ashtu, iu shpjegoi atyre për rëndësinë e riciklimit të mbeturinave dhe mundësinë e prodhimit të rrymës nga ato, por edhe prodhimin e shumë gjërave të tjera.
Z. Ilazi theksoi se tashmë bota e zhvilluar po i kushton rëndësi shumë të madhe riciklimit, prandaj edhe Kosova do të mund të përfitojë nga ky biznes.
Mentor Ilazi është Inxhinier i Makinerisë dhe anëtar i Bordit Drejtues në Kompaninë “Satom SA”. Ai është treguar shumë i suksesshëm në fushën e biznesit në Zvicër, ndërsa ka shprehur interesimin që përvojën nga ky vend i zhvilluar ta ndajë me studentët e UShAF dhe studentët e Kosovës në përgjithësi, për t’i kontribuar kështu vendit të vet.
15380551_1203984176384330_5232531147800034468_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img