Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të ARK-së dega në Ferizaj ,Mentor Ibishi u zgjodh kryetar i degës.
Në Teatrin e qytetit të Ferizajt të rinjtë e AAK-së në një kuvend të jashtëzakonshëm kanë zgjedhur kryetarin e sajë e ku i pranishëm ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Në këtë takim kryetri i degës Xhavit Zariqi e siguroi liderin e AAK-së se ky subjekt dita më ditë po rritet dhe po fiton simpatinë e qytetarëve të Ferizajt.
“Kjo nuk është më vetëm parti e rrafshit të Dukagjinit.Këtë më së miri po e dëshmon edhe prania e të gjithë këtyre të rinjëve sot në këtë tubim” tha Zariqi
Me këtë rast edhe Haradinaj ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti.
“Problemet të cilat e kanë kapluar vendin nuk zgjidhen duke ndenjur.Këto probleme zgjidhen duke u mobilizuar e këtë po e bëjmë edhe ne sot.Rinia nuk duhet të pres që problemet vet të zgjidhen por rinia duhet ta merr rolin e vet që të shpejtohen proceset dhe të fillojnë të zgjidhen.Nuk është që të ndrrohet pushteti por të fillojnë zgjedhjet e problemeve.Do të punojmë që së shpejti të vijë dita që të rinjtv tanë të jenë krenarë para të rinjëve të rajonit për të arriturat e veta” tha Haradinaj
Pasi në këtë Kuvend ishte propozuar vetëm një kandidat ai u zgjodh për kryetar të ARK-së me aklamacion nga delegatët
“Gjat mandatit tim unë do të jem një nga ju prandaj më duhet edhe ndihma e juaj që rinia të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes” tha Mentor Ibishi,kryetar i sapo zgjedhur i ARKsë
Haradinaj me këtë rast ka vizituar edhe disa biznese ferizajase.