25,10,2025

Megjithatë, Ali Ahmeti vjen në ceremoninë e inagurimit të Thaçit, president!

Must Read

Ali-Ahmeti-11-780x439

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti megjithatë do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit, si president i Kosovës. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime të afërta me Hashim Thaçin.

“Pavarësisht pse mediet sot raportuan se Ali Ahmeti nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e së premtes, ai e ka konfirmuar ardhjen e tij”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Gjatë ditës së sotme disa medie raportuan se Ali Ahmeti nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, gjë që u pa nga opinion si lajm i befasishëm, kur dihet afërsia e dy liderëve.

Ndërkohë, në këtë ceremoni janë ftuar liderë të shumtë jo vetëm nga rajoni, por dhe më gjerë./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img