16,06,2025

Mediat serbe: Thaçi në fshehtësi po e bën Ushtrinë, ja faktet (Foto)

Must Read

Edhe pse shumicën e rasteve tekstet që botohen në mediat serbe janë tendencioze, ka edhe raportime të pavërteta, si duket të paqëllimshme në raste të caktuara.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” edhe në numrin e së shtunës, në ballinë, e ka Ushtrinë e Kosovës dhe presidentin Thaçi, shkruan lajmi.net.

“Thaçi në fshehtësi po e trajnon ushtrinë”, është titulli kryesor i gazetës serbe, “Blic”.

Megjithatë, këtu ka një huqje të madhe. Kjo gazetë më poshtë ballinës ka nxjerrë një detaj nga stema e FSK-së, që është një shqiponjë. “Në stërvitje tashmë bartin stemën e ushtrisë në uniforma”, shkruan gazeta.

Megjithatë, që nga fillimi i themelimit të FSK-së, shqiponja është stemë e FSK-së. Pra, nuk ka asgjë të re në këtë pohim të “Blic”-it. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img