26,01,2026

Mediat serbe: Thaçi do të blejë helikopterë për ushtrinë e Kosovës

Must Read

Gazeta më tutje vazhdon me spekulimin se pilotët për këta helikopterë do të trajnohen në Turqi. Sipas Blic-it, plani për krijimi e ushtrisë së Kosovës përfshin tri faza.

Në të njëjtin lajm, gazeta serbe paralajmëron edhe mbajtjen e mbledhjes së sigurisë kombëtare të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar qysh dje. Në këtë takim do të diskutohet për paralajmërimet së në Kosovë do të bëhet shndërrimi i misionit të FSK-së, me të cilin kjo forcë shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Ndërkohë ka vazhduar kundërshtimi ndërkombëtar i shndërrimit të FSK-së në ushtri pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka deklaruar për gazetën “Zëri” se propozimet e fundit për ushtrinë janë të padobishme dhe, sipas tyre, i mbetet Këshillit të Aleancës Veriatlantike që të marrë një vendim unanim politik rreth mënyrës së bashkëpunimit të mëtutjeshëm me FSK-në. /GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img