22,12,2024

Mediat italiane zbulojnë firmën e kontaktuar për 1300 kontejnerët e zhdukur

Must Read

Deri tani dihet që, më 2016, 1300 kontejnerë me rreth 30 mijë tonë u nisën nga Gioia Tauro, me destinacion zyrtar landfillin e Drislës në Maqedoni, pa mbërritur kurrë atje.

Landfilli është pikërisht ai që manaxhohet nga firma Fcl. Kjo e fundit, siç lexohet në sitin e firmës me seli në rrugën Armando Vona e me administrator të vetëm Massimiliano Ferrazzolin, është një shoqëri që i përket grupit  financiar Centro Lazio spa, me seli në Romë.

Fcl Ambiente, në janar 2013, përmes investimit 73 milionë euro, fitoi tenderin ndërkombëtar të privatizimit të landfillit të Drisalës në Shkup, ndër më të mëdhenjtë në Evropë. Komuna e Shkupit ka 20 për qind të aksioneve, shkruan syri.net.

Grupi Centro Lazio ka një kapital shoqërie 600 mijë euro. Duhet thënë se shoqëria nuk është në qendër të hetimeve, për shkak se ajo ishte destinacioni ku mbetjet duhej të mbërrinin. Hipoteza më e besueshme është që mbetjet arritën sipas itinerarit në Durrës, por që aty në Maqedoni shkuan vetëm 1140 kontejnerë nga 2604. Po të tjerët? Në këtë pikë del dyshimi që mund të jenë përpunuar ilegalisht në Shqipëri, të djegura ose të groposura.

auto_screenshot_5-logo1489148810

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img