17,11,2024

“Me Vetëvendosjen pensionet bazike 150€, ato kontributdhënëse 280€”

Must Read

Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpjeguar në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se nëse Vetëvendosje vjen në pushtet, atëherë pensionet bazike do të bëhen deri në 150 euro, kurse ato kontributëdhënëse (të personave që kanë punuar) 280 euro.

“Deri në fund të mandatit të qeverisë së Vetëvendosjes pensione bazike do bëhen 150 euro, ndërsa pensionet kontributdhënëse deri në 280 euro”, ka pohuar Topalli, njofton Klan Kosova.

“Ideja është që të krijohet një fond i solidaritet, fond që do ta lironte buxhetin e Kosovës nga pensionet që paguan tani dhe kjo po ashtu krijon një mundësi të rriten pensionet. Do krijohej një fond edhe për 90 milionë fillimisht”, ka shpjeguar kandidati i Vetëvendosjes për deputet.

Me Vetëvendosjen do të ketë pensione të qëndrueshme, pasi Qeveritë e deritanishme s’kanë arrit të krijojnë zhvillim ekonomik dhe prosperitet dhe fondi i pensionistëve merret deri sa të shpenzohet, ndërsa në vende të zhvilluara ato mjete investohen diku”.

“Po ashtu, parashihen shërbime publike falas për pensionistë, siç janë edhe barnat”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img