09,07,2025

Më shumë se 70 persona vdiqën në aksidente këtë vit

Must Read

Gjatë periudhës janar-korrik 2018 kanë ndodhur gjithsej 3434 aksidente me lëndime duke mbetur të lënduar 6833 persona. Ndërsa më shumë se 5 mijë aksidente trafiku përfunduan vetëm me dëme materiale.

Megjithatë edhe pse shifër e lartë e personave të vdekur në komutacion gjatë muajve janar-korrik 2018 me gjithësejt 67 të vdekur, nëse e krahasojmë me periudhën e vitit të kaluar kjo shifër është më e ulët për katër persona. Vitin e kaluar për 7 muaj në komunikacion kishin humbur jetën 71 persona.

Sidoqoftë muaji korrik në vendin tonë ka shqetësuar të gjithë qytetarët për numrin e shumtë të aksidenteve fatale dhe atyre me persona të lënduar. Për këtë Policia e Kosovës ka shqiptuar afro 300 mijë tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Me datën 8 korrik në Duhël të Suharekës, kishin humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku një familje 5 anëtarësh, e në mesin e viktimave, ishin edhe dy fëmijë. Një i ri 20 vjeçar, nga Mitrovica, po ashtu kishte humbur jetën në një aksident trafiku. Gruaja që i kishte shpëtuar dy infarkteve në zemër dhe operacionit që kishte zgjatur 13 orë, deri sa po kthehej nga spitali ku ishte nisur për në shtëpi, humbi jetën në aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, bashkë me të shoqin dhe vëllain. E këto janë vetëm disa nga aksidentet që kanë ndodhur gjatë korrikut në vendin tonë, duke e çuar në 15 numrin e viktimave të aksidenteve për këtë muaj.

Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, madje ka formuar një task-forcë, për të parandaluar aksidentet e trafikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Probleme në funksionimin e shërbimeve të Gjendjes Civile- Institucionet Qendrore përgjegjëse po heshtin

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Administratës ka reaguar lidhur me problemet në rrjetin që ofron shërbime të gjendjes civile,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img