Ferizaj

Me një gala koncert, kanë përfunduar aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë

By FerizajPress

February 17, 2018

Ferizaj.17.02.2018. Në teatrin e qytetit në Ferizaj, sonte kanë përfunduar aktivitete për shënimin e 10 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me rastin e kësaj feste, shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”, kishte përgatitur një gala koncert në të cilin merrnin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si: Adelina Thaqi, Alban Zuka, Anduena Tahiri, Bardhyl Abazi, Elizabeta Krasniqi, Fadil Keca, Melihate Kamberi, Urim Salihu si dhe Visar Carkagjiu.

Dirigjent ishte Edon Ramdani. Ky gala koncert u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.