27,11,2024

Më në fund realizohet dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi

Must Read

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Nazif Cungu, kryetar i partisë Forca dhe njëherësh kryetar i Ulqinit.

“Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka shkruar Cungu.

Kujtojmë se që nga viti i kaluar është paraparë që Tuzi të jetë sikur të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Do ta kontrollojë buxhetin e vet për pagesa të të punësuarve në administratë dhe vet do t’i përcaktojë prioritetet në rajonin e Malësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img