22,12,2025

Me mbjelljen e luleve në sheshin e qytetit është shënuar Dita e Pranverës

Must Read

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtorin e shërbimeve publike Arben Halilin si dhe me drejtues të ndërmarrjes publike lokale “Ambienti”, kanë bërë mbjelljen e luleve në sheshin e qytetit.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halili, me këtë rast ka thënë se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të mbrojtjes së ambientit dhe mjedisit për rregullimin e hapësirave publike në qytetin tonë.

“Sot po mbjellim lule pranverore dhe vjeshtore si dhe drunjë dekorativ, ndërsa fokus kryesor do të jetë qendra e qytetit, por edhe parqet e ndryshme. Do të bëjmë edhe mirëmbajtjen e drunjëve dekorativ mbjellja si dhe kompensimin e drunejve të thatë”, ka thënë drejtori Halili.

Lulet dhe drunjët dekorativ, në sheshin e qytetit në Ferizajt, gjatë gjithë kohës do ta kenë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë.

Për mirëmbajtjen e hapësirave publike gjatë gjithë kohës do të kujdeset ndërmarrja publike lokale “Ambienti” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img