07,09,2025

Me kamera në rrugë, kundër aksidenteve

Must Read



Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka shpalosur planin operativ për parandalimin e aksidenteve

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.

Rrokullisjet e veturave vazhduan edhe të hënën, ani se nuk pati viktima.

Bile sipas Policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 25 aksidente.

E për parandalimin e tyre Policia ka një plan.

Këtë e ka shpalosur për herë të parë për T7, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.

Kreu i MPB-së thotë se ja ka dërguar edhe një raport kryeministrit Ramush Haradinaj, për aksidentet e shpeshta pasi ky i fundit ia kishte kërkuar një gjë të tillë muajin e kaluar.

Mustafa thotë se gjatë këtij viti janë shqiptuar më shumë gjoba se vitin e kaluar nga Policia e trafikut.

Po ashtu Mustafa ka folur edhe grabitjen e bankës TEB të dielën e ku grabitësit kishin përdorur edhe eksploziv, thotë se organet e rendit po punojnë intenzivishtë për ti kapur hajnat.

I pari MPB-së ka siguruar se do ta bëjnë të pamundurën për t’i siguruar institucionet financiare të operojnë lirshëm.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img