Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale, zv/ministri Xhavit Zariqi, shoqata të dala nga lufta ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968, këtë të hënë kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizajt, për të përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë që po e gëzojmë sot.
Demonstratat e vitit 1968, kanë mbetur në memorien kolektive, si kthesa ndër më të rëndësishmet në historinë e re të Kosovës. Që nga ajo kohë, shumë gjenerata kanë bartur mbi supe, idealin e këtyre demonstratave deri në lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Gjatë ditës së sotme do të behën homazhe edhe tek pllaka përkujtimore, ndërsa në orën 17:00 do të mbahet një Akademi Përkujtimore në tetari e qytetit “Adriana” në Ferizaj.