17,11,2024

Më 20 Tetor 1912 qyteti i Ferizajt u zhduk nga faqja e dheut

Must Read

Shkruan: Muhamet Shabani
Gazeta “Daily Telegraph” njofton për një masakër në Ferizaj,ku komandanti serb u kishte bërë thirrje burrave shqiptarë që të ktheheshin në shtëpitë e tyre pa u frikësuar dhe kur ata ishin kthyer ( 300-400 burra),ishin nxjerrë nga shtëpitë dhe ishin pushkatuar.
Lazër Mjeda,arqipeshkv i Shkupit,në raportin e tij dërguar Romës, më 24 janar 1913,shkruan se në qytetin e Ferizajit kishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë të moshës 15-16 vjeçare.
Gazeta italiane “Messagero” lajmëronte se në Ferizaj ushtria serbe vrau 1200 shqiptar të pa armatosur dhe mezi shpëtuan vetëm disa familje.
Për këtë ngjarje gazeta serbe “Politika”,më 21 tetor 1912,shkruante:” Në mëngjes,kur agoi dita në vendin ku kishte qenë qyteti i Ferizajt,kishte mbetur shkrumbaja. Ferizaj s’ishte më. Ai tani ekzistonte vetëm në harte.
Siç dihet në qytetin e Ferizajt më 2 dhjetor të vitit 1944 shpërtheu revolta kundër rivendosjes së pushtetit okupues serb.
Në ballë të revoltës ishin njerëz demokratë me orientime perendimore,si Adem Gllavica,Qazim Llugagjija Hysen Terpeza et.
Pas shtypjes së revoltës;repartet çetniko-partizane i vunë zjarrin çdo gjëje që ishte shqiptare.
Pjesa më e madhe e të masakruarve zhdukej pa lënë gjurmë,të tjerët gjendeshin të therrur e të gjymtuar,shpesh të pavarrosur ose të mbytur nëpër puse.
Në bazë të dokumentacionit zyrtar që ruhet në Beograd,vetëm në Ferizaj janë ekzekutuar mbi 1.260 shqiptarë.
E vetmja akuzë që rëndonte mbi ta ishte ajo se ishin shqiptarë!
Mendoj që është obligim i strukturave politike,arsimore dhe kulturore komunale që këto ngjarjet të hidhura t’i përkujtoj sipas peshës që kanē.!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img