Paraditen e sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, pritën në takim, organizatoren e Festivalit “WUMAN”, Elza Beluli.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte organizimi i këtij festivali, që për nga lloji dhe organizimi, është i pari i këtij formati që po organizohet në vendin tonë. Me sloganin “Hernation. Collective Future”, vjen ky festival njëditor, që synon të mbledh gratë dhe vajzat më me ndikim dhe më në zë të muzikës elektronike, festival ky që objektiv ka promovimin dhe fuqizimin e të drejtave të gruas.
Me emra eminent të muzikës elektronike që do të performojnë në këtë festival një ditor, ngjarje që do të mbahet më 10 Shtator duke filluar nga ora 14:00, në Neredime të Ferizajt, do të zhvillohen edhe aktivitete tjera si panel diskutimi të quajtue Wuman Talk, yoga etj.
Nënkryetari Aliu dhe drejtorja Murati Shabani i ofruan gjithë mbështetjen e nevojshme teknike, organizatores së festivalit, projekt ky që gjithashtu është bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt në kuadër të projektit “Komuna për të Rinjtë”.