22,12,2025

McCain pro Tillersonit për Sekretar Shteti

Must Read

McCain i ka thënë sot televizionit amerikan, ABC se “nuk ka qenë vendim i lehtë” marrja e këtij vendimi dhe se ai është “shumë i kujdesshëm” në përkrahjen që i jep Tillersonit ditën kur Senati do të votojë për miratimin e tij, më 23 janar, shkruan Radio Europa e Lirë.

McCain ka thënë se Tillerson e ka bindur atë se e meriton përkrahjen pas disa takimeve private. Ai ka shtuar se ai gjithashtu beson se presidentëve të rinj duhet dhënë mundësinë kur janë në pyetje përzgjedhjet për postet në administratën e tyre.

Krahas Tillersonit, Senati pritet që nesër gjithashtu të votojë për emërimin e Mike Pompeo në krye të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA.

Por, lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer ka thënë sot se Partia Demokratike nuk do të ngutet të votojë nominimet e presidentit Donald Trump.

Schumer ka thënë se do të ketë “debate të hollësishme” për shumicën e nominimeve.

Vetëm dy nominime të presidentit Trump janë miratuar deri më tash.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img