22,12,2025

Mbytja e vajzës me veturë: Familja Curri ia falë gjakun familjes Salihu (Video)

Must Read

Falja e gjakut nga Familja Curri është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Blerandës.

Me lot në sy familjarët e familjes Curri ua kanë dhënë dorën e faljes Salihajve njofton Klan Kosova.

Momenti emocional i faljes është bërë në prani edhe të qindra personave që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë, na keni nderu ne, familjen dhe të gjithë”, ka thënë hoxha i fshatit.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Vozitësi, Admir Saliu, tani gjendet i paraburgosur derisa drejtësia të vendos për të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img