08,09,2025

Mbyten Vëlla e Motër në Prishtinë

Must Read

Një djalë 11-vjeçar dhe motra e tij 13-vjeçe janë mbytur në një gropë me ujë në lagjen “Kolovica” të kryeqytetit.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytet. Dy fëmijë, vëlla e motër, janë mbytur në një gropë me ujë në lagjen “Kolovica”.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se rreth orës 14:00 kanë marrë një njoftim sipas të cilit një fëmijë ka rënë në një gropë.

“Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet policore është kuptuar se bëhet fjalë për dy fëmijë“, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

Më tej, ajo tregon se fëmijët e mbytur janë vëlla e motër. Djali është 11-vjeçar e motra 13-vjeçe.

Policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë“ dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas zëdhënëses së Policisë, gropa ishte hapur për disa punime.

 

gropa003 gropa004 gropa006

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img