11,09,2025

Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve

Must Read

Agjencioni i Veterinës ka urdhëruar autoritetet lokale të Ferizajt si dhe komunave tjera për aplikimin e masës së përkohshme të mbylljes së tregut të kafshëve, kjo për shkak të sëmundjes sëmundjes gungore të lëkurës që atakon lopët qumështore. Drejtori për Bujqësi i Ferizajt, Ismet Vranovci, ka konfirmuar lajmin për mbylljen e tregut, si masë preventive ndaj përhapjes së sëmundjes.
“Në Komunën e Ferizajt nuk kemi të evidentuar ndonjë rast, por AVUK-u po ndërmerr masat preventive, për të parandaluar depërtimin e kësaj sëmundjeje”, ka thënë Vranovci, ndërsa ka bërë me dije se deri më tani, sipas informatave. është regjistruar rasti i parë në Kamenicë.
Urdhëresa e AVUK-ut përmban një mori masash që duhet zbatuar në praktikë, që nga mbyllja e tregut e deri tek dezinfektimi i hapësirave ku raportohet sëmundja, përcaktimi i zonave të mbrojtura dhe mbikëqyrjes, ndalimi i lëvizjes së kafshëve etj.

13501905_997086473738530_3169576286434255190_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img