Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës e cila përmes komunikatës më tej njofton se me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatë
