25,12,2024

Mbyllet konkursi publik për projektin “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.20.03.2018. Vetëm një kompani ka konkurruar në projektin e Komunës për Bashkimin e Qytetit.

Drejtues të Drejtorisë për Infrastrukturë kanë bërë të ditur se kjo kompani i plotëson kriteret e parapara, ndërsa kanë thënë se pas kësaj faze pritet të nisë hartimi detal i këtij projekti që parasheh ndërtimin e një nënkalimi të automjeteve përgjatë hekurudhës dhe vazhdimin e nënkalimit aktual për këmbësorët.
Mësohet se për projektin e këtij nënkalimi nuk ka pasur të interesuar.
“Në bazë të informacioneve që i kemi nga zyra e prokurimit deri më tani ka qenë vetëm një konkurrues për projektin e Bashkimit të Qytetit. Ai i ka plotësua kushtet dhe kriteret të cilat janë kërkuar me konkurs e që me siguri edhe do të zgjedhet fitues i këtij projekti.Kjo është vetëm faza e parë e projektit ideor e në të ardhmen do të vazhdojmë me projektimin detal të këtij projekti i cili do të marrë kohë rreth dy muaj. Pas projektimit detal ne do të fillojmë me fazën e tenderimit të këtij projekti. Në kuadër të këtij projekti është projekti nënkalimi për vetura dhe nënkalimi për këmbësorë. Fatkeqësisht për mbikalimin për këmbësorë nuk kemi asnjë ofertë për shkak të arsyeve teknike” ka thënë Arbër Bytyqi, drejtor i Infrastrukturës.
Për më tepër bëhet e ditur se komuna shumë shpejti po planifikon të hapë konkurs edhe për nënkalime të tjera të automjeteve në disa pjesë të komunës, përfshirë edhe një në zonën e qytetit.
“Në kuadër të bashkimit të qytetit nuk do të ndalemi vetëm në projektet për të cilat tashmë ka përfunduar konkursi. Ne si drejtori kemi dërguar në zyrën e prokurimit shpalljen e një konkursi tjetër publik për tri nënkalime për vetura. Në kuadër të këtij konkursi është nënkalimi për vetura nga rruga “Fehmi Agani” në rrugën “Liman Reka” , në fshatin Nikadin nënkalimi tjetër për vetura dhe një nënkalim për vetura në fshatin Varosh” ka thënë Bytyqi.
Komuna e Ferizajt po synon që përmes këtyre nënkalimeve ta bashkoj qytetin dhe hekurudha të mos jetë pengesë e qarkullimit të përgjithshëm.
“Me anë të këtyre projekteve synojmë që ne edhe realisht të bëjmë bashkimin e qytetit të Ferizajt dhe hekurudha të mos jetë pengesë për lëvizjen e qytetarëve të Ferizajt por të jetë atraksion dhe të shfrytëzohet në kuadër të komunës si atraksion” ka thënë Bytyqi.
U bë e ditur që këto projekte janë në koherencë edhe me projektin e rehabilitimit të vijës hekurudhore dhe se në kata aspekt opsionet janë të ndryshme./TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img